Art&Argëtim

Vdekja e tij mbeti e mistershme! Pas akuzave për abuzim seksual, publicistja e Michael Jackson ‘zbulon’ sekretin 10 vite pa

21 Gusht 2019, 10:26 Nga DOSJA
Vdekja e tij mbeti e mistershme! Pas akuzave për abuzim seksual,

SHBA – Ish-publicistja e Michael Jackson ka lëshuar ekskluzivisht një deklaratë të çuditshme duke shpjeguar se si ajo do të bëjë një “njoftim të madh” për misterin, 10 vjet pas vdekjes së yllit.

Publicistja e Michael Jackson, Raymone Bain, ka thënë për të përditshmen Daily Online se do të mbajë një konferencë për shtyp në ditët në vijim për të bërë “një njoftim të madh në lidhje me Michael Jackson dhe trashëgiminë e tij … në lidhje me një mandat të bërë prej tij në 6 tetor, 2006 “.

Është e paqartë se çfarë i referohet “mandatit”, por njoftimi është vendosur vetëm disa muaj pas akuzave të abuzimit seksual të fëmijëve pas vdekjes së tij, me dokumentarin e fundit “Leaving Neverland”

Dokumentari i drejtuar nga Dan Reed, në fillim të këtij viti, përqendrohet në dëshmitë e Ëade Robson, 36 vjeç dhe James Safechuck, 41 vjeç, të cilët të dy pretendojnë se Xhekson abuzoi seksualisht me ta kur ishin fëmijë.

Në vazhdën e shfaqjes së filmit, këngët e Jackson u ndaluan më pas në radiostacione të shumta nëpër botë.

Michael Jackson mohoi çdo keqbërje para vdekjes së tij në vitin 2009. Ndërkohë, një kundër-dokumentar i ri i quajtur “Chase” u lëshua në mbrojtje të Jackson.

Raymone Bain ka qenë zëdhënëse për shumë të famshëm përveç Jackson. Disa nga klientët e saj të famshëm përfshijnë Serena Williams, Kenneth “Babyface” Edmonds, Boyz II Men, Steve Harvey dhe Janet Jackson

Bain ishte zëdhënësi i mediave të Jackson-it përgjatë gjyqit të tij për abuzim seksual të fëmijëve në 2005, në të cilin u lirua nga të gjitha akuzat

Në një artikull të Tetorit 2006 në Washington Post, Jackson u citua të thoshte se ai i besonte Bain në mënyrë implicite dhe konsiderohej se ishte një nga këshilltarët e tij më të ngushtë.

Ky vit shënon 10 vjetorin e vdekjes së Jackson-it, dhe 61 vjetorin e lindjes së tij në 29 gusht.

Burimi: DailyStar

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz 10 vite pas vdekjes abuzim seksual michael jackson pedofilia publicisti i michael jackson vdekje e mistershme 10 vite pas vdekjes abuzim seksual michael jackson pedofilia publicisti i michael jackson vdekje e mistershme

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Gusht 2019, 05:27

DASHI: Sot, përqendroni të gjithë energjinë tuaj dhe kohën e lirë në projektimin e disa planeve më të forta për të ardhmen e karrierës suaj. Mendoni se ku dëshi...