Art&Argëtim

“Urime çiftit”, prej vitesh e ndarë nga burri, Adrola Dushi del hapur me aktorin shqiptar: Pavllo im (FOTO)

21 Gusht 2019, 07:33 Nga DOSJA
“Urime çiftit”, prej vitesh e ndarë nga burri, Adrola

TIRANË- Adrola Dushi bashkë më miqtë po shijon disa ditë të bukura pushimesh në Jug të Shqipërisë. Por, një ndër ta është edhe aktori me origjinë shqiptare të quajtur Pavllo Zengo, i njohur për rolet e tij  në “The Org”, në 2017 dhe CSI (Cyber) në 2015, gjithashtu edhe modeli i famshëm. 

Dyshja janë vënë disa herë në qendër të vëmendjes për faktin se mund të kenë nisur një romancë bashkë, por Adrola e ka mohuar. Megjithatë disa postime në rrjete sociale nxisin dyshime të forta. Modelja bukuroshe ka ndarë një foto mbështetur tek modeli i famshëm mbi të cilën shkruan: “Pavllo im. Shokë përgjithmonë“. (shoqëruar me një emoji zemre).

Por, jo vetëm Adrola ka ndarë foto me të. Edhe aktori dhe modeli simpatik ka publikuar poza me Adrola Dushin, ku ndër të tjera i bën komplimentin e madh: “Më e bukura në botë”.

Ndërkohë në foton e publikuar nga Adrola Dushi nuk mungojnë komplimentet për ‘çiftin’.

“Çift shumë i bukur, Urime,”- shkruan një ndjekës.               

“Ka dy mundsi sipas shqiptarëve… ose ky është gay ose jeni “friends ëith benefits””- vijon një tjetër.

“Jeni bashkë ju të dy urime,”- shkruan një komentues.               

“Copa yllit ky moj motër ,po normal se ti je si shpirt, urime zemraa,”- shkruan një ndjekëse.

“E ndave Bujarin e Deltës, tani kape tepelensin, e mirë je por shuuumë mendje lehtë! Zhvlerësim total !”– vijon një tjetër.

“Yje te dy super çift”– shkruan një komentues.

Adrola Dushi prej kohësh kishte një marrëdhënie të krisur me ish-bashkëshortin e saj Adis Patushi, me të cilin ka një djalë me emrin Troi. Vetëm në vitin 2018 ajo pranoi ndarjen, duke treguar dhe arsyet që e çuan drejt saj. Megjithatë përpos ndarjes, modelja ka pohuar se me ish-burrin kanë ruajtur një raport miqësor.

Përsa i përket marrëdhënies me aktori shqiptar me origjinë nga Tepelena, Pavllo Zengo, ende nuk dihet qartë nëse janë në një romancë apo thjesht miq shumë të ngushtë!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz adrola dushi aktori me origjine shqiptare model i njohur modelja shqiptare pavllo zengo adrola dushi aktori me origjine shqiptare model i njohur modelja shqiptare pavllo zengo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Gusht 2019, 05:27

DASHI: Sot, përqendroni të gjithë energjinë tuaj dhe kohën e lirë në projektimin e disa planeve më të forta për të ardhmen e karrierës suaj. Mendoni se ku dëshi...