Politike

Çështja e detit/ Rama: Nuk kemi konsensus me Greqinë, do kohën e vet

Kryeministri shtoi se akoma nuk ka një konsensus mes palëve.

6 Tetor 2022, 21:10 Nga F.M
Çështja e detit/ Rama: Nuk kemi konsensus me Greqinë, do
Edi Rama

PRAGË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Praga edhe çështjen e detit me Greqinë e cila do të shkojë në Hagë. Në një prononcim për mediat, Rama bëri me dije se procesi është duke vazhduar dhe se kërkon kohën e vet. Kryeministri shtoi se akoma nuk ka një konsensus mes palëve.

“Do të ulemi dhe do të flasim, sepse ky është një proces ligj me proceduara që ne do t’i respektojmë, sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë. Qëndrimi i unifikuar që kërkon gjykata, kërkon kohën e vet. Nuk kemi një konsensus nga palët,"- tha Rama.

Rama ndodhet në Pragë në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, në një shfaqje që synon të nxisë rrisë sigurinë dhe përparimin në kontinentin e goditur nga krizat. 

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor si dhe Britaninë e Madhe e cila në vitin 2016 votoi për t’u larguar nga blloku janë bashkuar në këtë nismë të presidentit francez Emmanuel Macron. Në takimin e sotëm do të diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballet Evropa; siguria, energjia, klima, situata e rëndë ekonomike dhe migrimi.

Në takimin e Pragës, asnjë lider evropian nuk përfaqësohet me ministrat e vet, me përjashtim të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili do t'u adresohet të pranishmëve përmes video-lidhjes për shkak të situatës së sigurisë në shtetin e tij. Në vend të tij, në Pragë do të jetë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

edi rama komuniteti politik evropian

Sondazh

Poll