Bota

Samiti i Pragës/ Pesë tema në tryezë dhe dy alternativa, çfarë do të ndodh më 6 tetor

Në të do të diskutohet për formimin e bashkësisë politike evropiane dhe është planifikuar që të marrin pjesë liderët e të 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe 17 krerëve të shteteve evropiane, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë.

4 Tetor 2022, 14:12 Nga I.A
Samiti i Pragës/ Pesë tema në tryezë dhe dy alternativa,
Udheheqesit evropian

PRAGË- Pesë tema në tryezë, një darkë pune, por pa deklarata të përbashkëta, kështu duhet të duket shkurtimisht Samiti, i cili duhet të mbledhë liderët e 44 vendeve në Kështjellën e Pragës më 6 tetor. Në të do të diskutohet për formimin e bashkësisë politike evropiane dhe është planifikuar që të marrin pjesë liderët e të 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe 17 krerëve të shteteve evropiane, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në samit planifikohet që në tavolinë të jenë të ndarë në dy grupe: i pari është "paqe dhe stabilitet" dhe i dyti është "energjia, çështjet klimatike dhe ato ekonomike”.

Kryeministri i Çekisë, Petr Fijala, pritet të bëjë një deklaratë, i vetëm ose me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Britania e Madhe dhe Moldavia tashmë kanë shprehur gatishmërinë për të qenë mikëpritësit e radhës të samitit. Në përputhje me protokollin diplomatik, samiti do të përfundojë me një mbrëmje pune, ndërsa janë paraparë dy orë e gjysmë për takime dypalëshe dhe trepalëshe.

Programi i Samitit në Pragë

12.00 - 13.00 ardhja e delegacioneve
13.00 - 14.00 seancë plenare
14.00 - 14-30 foto familjare
14.30-16. 15 tavolina të rrumbullakëta
Ora 16.15-18.45 për takime dypalëshe dhe trepalëshe
Ora 19.00 darkë pune

 

samiti i prages petr fijala charles michel

Sondazh

Poll