Bota

VIDEO/ Policia civile dhunon brutalisht një çift në Iran, studentëve u hedhin armë kimike

Videoja tregon, policët iranianë me rroba civile fillimisht ndalojnë një burrë dhe një grua që hipnin në një motoçikletë dhe më pas e rrahin brutalisht burrin.

3 Tetor 2022, 12:45 Nga I.A
VIDEO/ Policia civile dhunon brutalisht një çift në Iran,
Protestat ne Iran

IRAN- Intensiteti i represionit që protestuesit në Iran kanë denoncuar ditët e fundit, pas vdekjes së Mahsa Amini, konfirmohet në mënyrën më tronditëse nga një video e shpërndarë në Twitter dhe e ripublikuar nga shërbimi iranian i BBC. Videoja tregon, policët iranianë me rroba civile fillimisht ndalojnë një burrë dhe një grua që hipnin në një motoçikletë dhe më pas e rrahin brutalisht burrin.

Siç shihet edhe në video, efektivët e policisë po ndiqnin me motorë burrin dhe gruan. Rrahja brutale e burrit filloi kur ai u përpoq të reagonte ndaj keqtrajtimit të pasagjeres së tij nga ana e efektivëve, të cilët e goditën me grushte dhe shkelma në trup dhe kokë.

Pas goditjes së një prej policëve, burri duket se po dridhet nga dhimbja dhe nga plagët që i janë shkaktuar. Tronditës është edhe reagimi i gruas që ndodhet sipër dhe e sheh të shtrirë në tokë. Videoja e rrahjes brutale nga oficerët e policisë iraniane u publikua pothuajse njëkohësisht me video të tjera të regjistruara në Universitetin Sharif, një nga institucionet akademike më të njohura në Teheran.


Në videot nga universiteti shihen policët duke hedhur lëndë kimike për të larguar studentët nga ambientet e universitetit ndërsa dëgjohen edhe të shtëna armësh. Video të tjera tregojnë policinë duke përdorur armë kimike ndaj studentëve të bllokuar në një parking nëntokësor me raporte për dhjetëra arrestime.

protestat ne iran mahsa amini

Sondazh

Poll