Bota

Lufta në Ukrainë, Kievi zyrtar: Shefi i centralit bërthamor Zaporizhzhia arrestohet nga rusët

Si Ukraina ashtu edhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet e vazhdueshme të uzinës, mes shqetësimeve globale se kjo mund të çojë në një incident të madh rrezatimi në Evropë.

1 Tetor 2022, 17:24 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, Kievi zyrtar: Shefi i centralit bërthamor
Ihor Murashov

UKRAINË- Trupat ruse kanë arrestuar drejtorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, thotë rregullatori shtetëror bërthamor i Ukrainës Enerhoatom. BBC shkruan se Ihor Murashov u kap teksa makina e tij po udhëtonte nga objekti për në qytetin e afërt të Enerhodar rreth orës 16:00 me kohën lokale të premten.

Më pas atij iu lidhën sytë dhe besohet se u dërgua në një burg në Enerhodar. Moska kapi centralin më të madh bërthamor në Evropë në mars dhe mbajti stafin e saj ukrainas. Si Ukraina ashtu edhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet e vazhdueshme të uzinës, mes shqetësimeve globale se kjo mund të çojë në një incident të madh rrezatimi në Evropë.

Në një deklaratë të botuar të shtunën, presidenti i Enerhoatom, Petro Kotin tha se Murashov mban përgjegjësinë kryesore dhe ekskluzive për sigurinë bërthamore dhe rrezatuese të centralit bërthamor. Ai tha se ndalimi i së premtes vë në rrezik sigurinë e funksionimit të Ukrainës dhe termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.

Përveç kësaj, ai tha se ndalimi ndodhi pasi Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, duke përfshirë Zaporizhzhia.

ihor murashov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll