Bota

Aneksimi i rajoneve, Kuleba: Asgjë nuk ndryshon për ne! Zelenskyy kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se Kievi është duke kërkuar anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në NATO, pas vendimit të marrë nga Putini për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.

30 Shtator 2022, 18:01 Nga e.k
Aneksimi i rajoneve, Kuleba: Asgjë nuk ndryshon për ne! Zelenskyy
Dimitri Kuleba

UKRAINË- Përpjekjet e Rusisë për të aneksuar territoret e Ukrainës nuk ndryshojnë asgjë dhe shteti do të vazhdojë të çlirojë tokën dhe popullin e saj. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba në llogarinë e tij në Twitter.

“Duke u përpjekur të aneksojë rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson të Ukrainës, Putini po përpiqet të rrëmbejë zona që nuk mund t’i kontrollojë as në terren”, tha fillimisht Kuleba.

“Asgjë nuk ndryshon për Ukrainën: ne vazhdojmë të çlirojmë tokën dhe popullin tonë, duke rivendosur integritetin territorial”, shtoi kreu i diplomacisë ukrainase.

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se Kievi është duke kërkuar anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në NATO, pas vendimit të marrë nga Putini për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.

“Ne e kemi vërtetuar përshtatjen tonë me standardet e aleancës”, tha Zelensky në një video të shpërndarë nga presidenca ukrainase në mediat sociale.

“Ne jemi duke marrë hap vendimtar duke nënshkruar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se Kievi nuk do të negociojë me Moskën, e cila dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt, për aq kohë sa Vladimir Putin është në pushtet.

“Ne do të negociojmë me presidentin e ri", tha Zelensky.

Deklaratat e tij erdhën pasi Putini nënshkroi dekretet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase – në një ceremoni në Kremlin. Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kanë përgatitur sanksione shtesë për të izoluar Rusinë.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

aneksimi i 4 rajoneve te ukraines lufta ne ukraine dimitri kuleba

Sondazh

Poll