Bota

VIDEO/ E tmerrshme! Pema bie mbi shtëpi nga erërat e forta të uraganit Ian, familjarët të traumatizuar

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Florida për shkak të uraganit IAN, ku në një video e postuar nga vetë familjarët tregon momentin e frikshëm kur një pemë u rrëzua mbi një shtëpi në Valrico të mërkurën. Për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar.

30 Shtator 2022, 07:42 Nga s.s
VIDEO/ E tmerrshme! Pema bie mbi shtëpi nga erërat e forta të
Uragani IAN

FLORIDA- Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Florida për shkak të uraganit IAN, ku në një video e postuar nga vetë familjarët tregon momentin e frikshëm kur një pemë u rrëzua mbi një shtëpi në Valrico të mërkurën.

Kryefamiljari po i bënte video motit për të treguar situatën e ndodhur të vendit ku ai jetonte pas uraganit, por erërat e forta rrëzuan një pemë mbi pishinë dhe shtëpinë e tij, raporton wfla.com.

VIDEO/ E tmerrshme! Pema bie mbi shtëpi nga erërat e forta të
Familjarët

Në video anëtarët e familjes dëgjoheshin duke bërtitur dhe u panë duke vrapuar brenda për të siguruar sigurinë, por askush nuk u lëndua.

Uragani Ian zbarkoi në Florida pasditen e së mërkurës si një stuhi e kategorisë 4, dhe megjithëse ka kaluar në një stuhi të kategorisë 2, vazhdon të sjellë erëra të forta dhe përmbytje katastrofike dhe stuhi në shtet.

uragan ne shba florida uragani ian shba

Sondazh

Poll