Bota

Gastronomia gjermane në krizë - kërkohen punëtorë, rriten rrogat për t'u bërë më konkurrues për tregun

Sipas tij, 100 vetëve u shërben një kamarier, gjë që sipas tij është punë e rëndë.

29 Shtator 2022, 17:13 Nga k.m.
Gastronomia gjermane në krizë - kërkohen punëtorë,
Foto ilustruese

BERLIN- Gjermania ka nevojë për forcë punëtore. Gjatë pandemisë së koronavirusit, tregu i punës në Gjermani pësoi lëkundje të forta. Tani disa sektorë kërkojnë me urgjencë punëtorë, por ata i kanë thënë lamtumirë angazhimit të vjetër e nuk duan të kthehen më sidomos në gastronomi.

Në një restorant, mysafirëve u shërben vetë menaxheri pasi nuk ka punonjës të mjaftueshëm. Sipas tij, 100 vetëve u shërben një kamarier, gjë që sipas tij është punë e rëndë. Ndërsa ish-menaxheri Sebastian Koch tregon edhe arsyet se përse kjo punë nuk preferohet më nga të rinjtë: Puna në fundjavë nuk është alternativë për ta. Nuk duan punë në ditë festash dhe në fundjavë.

Një optikë tjetër të tërheqjes e tregon edhe ish-kamarierja Elif Koch, e cila thotë se arsyeja kryesore se përse e la punën ishte dhimbja që kishte në kyçe nga tabakaja me të cilën shërbente. Por nuk është arsyeja e vetme.

"Nuk kisha jetë familjare, aspak kohë për miqtë dhe nuk merr mirënjohje, as financiarisht dhe as shpirtërisht. Nuk kam më punë më turne,"-tregon ajo.

Gastronomia po rrit rrogat për të qenë më konkuruese, por gjetja e stafit është ende një sfidë.

gjermani

Sondazh

Poll