Ekonomi

Epoka e transmetimeve digjitale, ku duhet drejtuar antena në Tiranë, Durrës dhe Vlorë për të pasur sinjal në televizor

19 Gusht 2019, 05:19 Nga DOSJA
Epoka e transmetimeve digjitale, ku duhet drejtuar antena në Tiranë,

TIRANË- Transmetimet televizive analoge mbyllen me një shtator në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe qytetarët duhet të pajisen patjetër me dekodera marrës tokësore për të parë programet e televizioneve shqiptare.

Dekoderat e rinj janë mjaft të thjeshtë për tu instaluar dhe mundësojnë shikimin pa pagesë të të gjithë kanaleve televzive shqiptare dhe nëse doni të shihni më shumë mund të abonoheni në platforma të ndruyshme. 

Por si do mund të shihni sërish televizor me fikjen e sinjalit analog?

Për të marrë sinjalin televiziv duhet të ktheni antenat në drejtim të transmetuesve të vendosur në Dajt për Tiranën, tek radarët e Marinës në Porto Romano Durrës dhe Zvërnec për Vlorë.

Instalimi i marrësit tokësor është thelbësore, dhe qytetarët nuk duhet të presin 1 shatorin për të vendosur dekoderat e rinj.

Me futjen në skemën e dixhitalizmit të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës mbulohet me sinjalt televiz numerik 70% e popullsisë së vendit, ndërkohë brenda pak muajsh transmetuesit analoge do të fiken në të gjithë Shqipërinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale dixhitalizimi i mediave fikja e sinjalit analog fikja e sinjalit ne 1 shtator kalimi ne dixhital dixhitalizimi i mediave fikja e sinjalit analog fikja e sinjalit ne 1 shtator kalimi ne dixhital

Sondazh

Poll