Ekonomi

Lajm i MIRË për të gjithë shqiptarët në Itali, nga 8 shtatori konvertohet patenta

15 Gusht 2019, 12:15 Nga DOSJA
Lajm i MIRË për të gjithë shqiptarët në Itali, nga

Nga 8 shtatori çdo shqiptar që jeton në Itali, tashmë do t’i njihet leja e drejtimit, kjo falë një marrëveshje të nënshkruar nga qeveritë e dy vendeve.

E njoftuar qysh në pranverë, kjo marrëveshje hyn në fuqi në 8 shtator dhe ka vlefshmëri për të njohur çdo leje drejtimi të lëshuar prej vitit 2017.

Kjo marrëveshje pritet të realizohet dhe me vende të tjera si Greqia e Serbia, ndërsa zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Endri Haxhiu ka thënë se:  Lajmi i mirë për bashkëkombësit tanë është se nga 8 shtatori do të konvertohet modeli i ri i patentës. Kjo marrëveshje pritet te realizohet dhe me vende të tjera si Greqia e Serbia si dhe jemi në procedura dhe me Gjermaninë.

Ndërkohë që një tjetër projekt ambicioz në lidhje me patentat është edhe monitorimi i testit të praktikës përmes kamerave online.

“Ndër shumë risitë, të gjitha mjetet e autoshkollat në momentin që do të kryejnë testin praktik do të kenë të instaluara me kamera dhe këto kamera do të monitorohen në livestream nga zyrat qendrore të Drejtorisë së Përgjithshmë të Transportit rrugor”, tha Haxhiu.

Nga sot, të gjitha lejet e drejtimit mund të tërhiqen për vetëm 30 minuta pasi aplikanti merr provimin e praktikës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale konvertimi i patentes njohja e patentave ne itali konvertimi i patentes njohja e patentave ne itali

Sondazh

Poll