Bota

FOTO/ Gruaja shtatzënë gjendet me barkun e çarë në një 'vrasje rituale' brutale

Një grua shtatzanë është gjetur e therur me organet gjenitale të gjymtuara dhe barkun e hapur në Brazil, në atë që policia beson se mund të ketë qenë pjesë e një rituali. Ohana Karolin, 24 vjeç, nënë e tre fëmijëve nga komuna e Mogi Guacu në shtetin brazilian të Sao Paulo, ishte shtatë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të katërt kur u vra të mërkurën.

27 Shtator 2022, 22:25 Nga s.s
FOTO/ Gruaja shtatzënë gjendet me barkun e çarë në
Ohana Karolin

BRAZIL- Një grua shtatzanë është gjetur e therur me organet gjenitale të gjymtuara dhe barkun e hapur në Brazil, në atë që policia beson se mund të ketë qenë pjesë e një rituali. Ohana Karolin, 24 vjeç, nënë e tre fëmijëve nga komuna e Mogi Guacu në shtetin brazilian të Sao Paulo, ishte shtatë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të katërt kur u vra të mërkurën.

Kalimtarët panë kufomën e saj të gjymtuar me barkun e prerë në Portal dos Lagos dhe lajmëruan policinë. Ajo është një zonë e cila është e rrethuar nga kisha ungjillore të besimeve të ndryshme.

FOTO/ Gruaja shtatzënë gjendet me barkun e çarë në
Ohana Karolin

Nëna kishte veshur vetëm një bluzë dhe oficerët gjetën rreth saj pantallonat e shkurtra dhe një numër monedhash hedhura pranë trupit të saj të gjymtuar. Hetuesit thanë se një "ritual makabër" në të cilin gruaja u "sakrifikua" është një nga linjat e tyre të hetimit, raporton mirror.co.uk.

Ndërkohë, një nga miqtë e saj pretendoi se e kishte parë Ohanën brenda një makine të zezë rreth mesnatës së ditës së krimit.

Dëshmitarë të tjerë konfirmuan se kishin parë atë që dukej të ishte i njëjti automjet pranë vendit të krimit rreth orës 3 të mëngjesit të së njëjtës ditë.

Një dëshmitar tjetër besohet se tha: "Ajo u takua me disa njerëz. Madje u largova pak nga ajo për shkak të kësaj. Por unë nuk e di se çfarë ndodhi. Ajo ishte njeri i mirë. Të gjithë e pëlqenin atë".

brazil ohana karolin

Sondazh

Poll