Bota

Rrjedhjet në "Nord Stream 2"/ CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme

Qeveria gjermane u informua nga CIA gjatë verës. Berlini, theksohet në botim, supozon se rrjedhjet në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 janë për shkak të një "sulmi të koordinuar".

27 Shtator 2022, 21:45 Nga e.k
Rrjedhjet në "Nord Stream 2"/ CIA e kishte paralajmëruar
Gazsjellësi "Nord Stream"

BERLIN- Shërbimi amerikan i inteligjencës CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për javë të tëra për sulme të mundshme ndaj tubacioneve të gazit natyror që kalonin përmes Balltikut, pretendon gazeta gjermane Spiegel.

Qeveria gjermane u informua nga CIA gjatë verës. Berlini, theksohet në botim, supozon se rrjedhjet në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 janë për shkak të një "sulmi të koordinuar".

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të komentojë mbi informacionin, shtoi Spiegel. Mediat gjermane, siç theksohet nga Deutsche Welle, këmbëngulin se Berlini i konsideron sulmet si të qëllimshme..

Gazeta citon qarqe të shërbimit të sigurisë dhe burime të tjera.

"Në bazë të vlerësimeve të para të situatës, “mundësia e një sulmi të mundshëm në fund të detit nuk është diçka e zakonshme. Bëhet vetëm me forca speciale, me zhytës, apo edhe me nëndetëse”, thonë burime të mirëinformuara.

Kujtohet se funksionimi i Nord Stream 1 u ndal plotësisht në fillim të shtatorit, për shkak të një defekti teknik në një pompë, të paktën sipas asaj që raportoi pala ruse. Nord Stream 2, ndonëse plotësisht gati, nuk ishte kurrë funksional. Gjithsesi, të dy kanalet janë plot me gaz.

cia

Sondazh

Poll