Bota

Fërshëllyen himnin para ndeshjes, Borisov: Kjo tregon se maqedonasit nuk i dinë vlerat europiane

Në një postim në Facebook Borisov, i cili shprehu mbështetjen e tij për kombëtaren bullgare të futbollit, dënoi fërshëllimat në momentin kur u mbajt himni kombëtar.

27 Shtator 2022, 08:15 Nga d.a.
Fërshëllyen himnin para ndeshjes, Borisov: Kjo tregon se maqedonasit
Borisov

BULLGARI- Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, dënoi fyerjen e himnit kombëtar bullgar në Shkup në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Në një postim në Facebook Borisov, i cili shprehu mbështetjen e tij për kombëtaren bullgare të futbollit, dënoi fërshëllimat në momentin kur u mbajt himni kombëtar.

Respekt për djemtë e kombëtares bullgare të futbollit! Kështu mbrohet dinjiteti i kombit tonë! Si bullgar dhe tifoz futbolli, dënoj kategorikisht fyerjen e himnit kombëtar bullgar në fillim të ndeshjes mes Bullgarisë dhe RMV-së. Fatkeqësisht, me veprime të ngjashme, fqinjët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut tregojnë se nuk i kuptojnë vlerat evropiane. Përpara heronj bullgarë!”, ka thënë ai.

Mbrëmë në Shkup është mbajtur ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për Ligën e Kombeve ku kjo e fundit fitoi me rezultatin 1:0.

bojko borisov marredheniet bullgari-maqedoni

Sondazh

Poll