Bota

VD- Preu flokët para ambasadës së Iranit në Turqi, aktivistja: Ishte shenjë demostrimi kundër tiranisë! Më kanë kërcënuar

Në fund, ajo theksoi se nëse nuk do të largohej nga Irani do të ishte patjetër në burg, pasi e dënuan me 12 vjet burg , duke shtuar se i është dashur të ndërrojë shtëpinë në Stamboll pasi e kanë kërcënuar edhe me sulm me acid.

26 Shtator 2022, 18:44 Nga e.k
VD- Preu flokët para ambasadës së Iranit në Turqi,
Nasibe Shamsai

IRAN- Nasibe Shamsai është një iraniane që jeton në Turqi. Fotografia e saj jashtë konsullatës iraniane në Stamboll u bë virale kur ajo preu flokët gjatë një proteste për vrasjen e Mahsha Amini nga "Policia e Moralit" e Ajatollahëve .

Samsai është një arkitekte, piktore, dizajnere dhe aktiviste. Ajo u dënua me 12 vjet burg për pjesëmarrje në protestat kundër shamisë së detyrueshme për gratë në Iran. Ajo u largua ilegalisht nga Irani dhe shkoi në Turqi ku u ndalua për 6 muaj. Më pas kërkoi azil nga Kombet e Bashkuara.

Duke folur pwr mediat ajo u shpreh se shumw gra janw vrarw nw Iran pwr mw shumw se gjashtw dekada.

“Gratë iraniane, për më shumë se gjashtë dekada të qeverisë së turpshme të Republikës Islamike, janë vrarë, plagosur, burgosur, torturuar dhe shtypur çdo ditë. Por ato nuk pushojnë kurrë së luftuari për të drejtat e tyre. Për shkak të kufizimeve me të cilat përballen gratë iraniane, sot, pas 43 vitesh sundim islam, situata është më e keqe për sa i përket të drejtave të tyre elementare. Dhe, kjo pabarazi në shoqëri është evidente si në politikëbërje ashtu edhe në legjislacion”, tha e reja.

"I kam prerë flokët me inat për shkak të qeverisë tiranike. Në fakt, unë preva me dorë atë pjesë të trupit për të cilën qeveria shtypi Mahsha Aminin dhe ne, për të thyer kontrollin e qeverisë mbi flokët dhe trupin tonë dhe për të çliruar trupin tonë nga ky dominim. Një lloj rebelimi kundër shtypjes , që është karakteristikë e lirisë. Solidariteti i treguar nga gratë në mbarë botën për këtë çështje tregon se ne nuk duam të jemi më viktima, viktima të mizorisë dhe fanatizmit që diktaturat kanë për gratë”, shtoi ajo.

Në fund, ajo theksoi se nëse nuk do të largohej nga Irani do të ishte patjetër në burg, pasi e dënuan me 12 vjet burg , duke shtuar se i është dashur të ndërrojë shtëpinë në Stamboll pasi e kanë kërcënuar edhe me sulm me acid.

protestat ne iran nasibe shamsai

Sondazh

Poll