Bota

Konflikti Athinë-Ankara, Erdogan: Greqia nuk është e barabartë me ne, ata do të mbajnë përgjegjësi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një deklaratë ka theksuar se Greqia nuk është e barabartë me Turqinë dhe se grekët do të mbajnë përgjegjësi për tubimet ushtarake. 

26 Shtator 2022, 17:28 Nga I.A
Konflikti Athinë-Ankara, Erdogan: Greqia nuk është e
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Me tension të pashuar, Ankaraja vijon të bëjë deklarata nxitëse me presidentin turk duke ngritur, çështjen e pranisë së mjeteve ushtarake në ishujt grekë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një deklaratë ka theksuar se Greqia nuk është e barabartë me Turqinë dhe se grekët do të mbajnë përgjegjësi për tubimet ushtarake. 

“Greqia nuk është e barabartë me ne. Grekët do të mbajnë përgjegjësi. Tubimet e huaja ushtarake në të gjithë Greqinë duhet të shqetësojnë grekët," tha Erdogan.

Në një deklaratë plot me gjemba ndaj Perëndimit, ai gjithashtu vuri në dukje: Ne e dimë se qëllimi i vërtetë i atyre që provokuan politikanët grekë ishte të minonin programin tonë për ndërtimin e një Turqie të madhe.

Në të njëjtën kohë, Erdogan u përpoq të nënvizonte rolin e Turqisë si ndërmjetëse në luftën në Ukrainë. Në një kohë kur Ankaraja ka marrë kritika të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar për mungesën e sanksioneve ndaj Moskës, presidenti turk theksoi se vendi i tij ka arritur shumë suksese diplomatike për sa i përket komunikimit Rusi-Ukrainë. Në të njëjtën kohë, ai u ndal në çështjen e drithit, duke thënë se më shumë se pesë milionë tonë janë eksportuar nga Ukraina që nga lundrimi i parë i anijes pas marrëveshjes së Stambollit.

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll