Bota

FOTO/ “Zoti na ndihmoftë”, i moshuari italian bën xhiron e internetit: Linda në kohën e Musolinit, nuk dua të vdes me Melonin

Fotoja e të moshuarit ka bërë xhiron e internetit, sidomos që nga fitorja e Melonit dhe partisë së saj, e cila është edhe partia e parë fashiste që zgjidhet në një qeveri italiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

26 Shtator 2022, 15:41 Nga e.k
FOTO/ “Zoti na ndihmoftë”, i moshuari italian bën xhiron e
I moshuari italian

ITALI- “Kam lindur në kohën e Musolinit, nuk do të doja të vdisja me Melonin. Zoti na ndihmoftë”. Kështu shkruhej në kartonin, të mbajtur si poster nga një italian, i cili donte t’i nxiste bashkëqytetarët e tij të mos mbështesin koalicionin e ekstremit të djathtë, i cili fitoi në zgjedhjet e djeshme.

Fotoja e të moshuarit ka bërë xhiron e internetit, sidomos që nga fitorja e Melonit dhe partisë së saj, e cila është edhe partia e parë fashiste që zgjidhet në një qeveri italiane që nga Lufta e Dytë Botërore. Rezultatet treguan se koalicioni i ri-djathtas fitoi rreth 44% të votave parlamentare, me Vëllezërit e Melonit të Italisë që morën rreth 26%. Partnerët e saj të koalicionit ndanë pjesën e mbetur, me Ligën anti-emigrante të Matteo Salvinit që fitoi gati 9% dhe Forza Italia më e moderuar e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi merr rreth 8% . Meloni do të jetë e para kryeministre grua që drejton Italinë.

zgjedhjet ne itali

Sondazh

Poll