Bota

Kriza politike në Malin e Zi, Abazoviç: Do ta mbajmë sektorin e sigurisë dhe politikën e jashtme

Abazoviç tha se nuk vë në dyshim që URA dhe partnerët e saj do të mbajnë një pjesë kontrolluese në qeveri.

26 Shtator 2022, 08:37 Nga d.a.
Kriza politike në Malin e Zi, Abazoviç: Do ta mbajmë sektorin e
Abazovic

MAL I ZI- Lideri i lëvizjes civile URA dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka vlerësuar se nuk ka zgjidhje që do ta linte partinë e tij jashtë pushtetit.

Në një intervistë për Guardian, Abazoviç tha se nuk vë në dyshim që URA dhe partnerët e saj do të mbajnë një pjesë kontrolluese në qeveri.

“Ka pak konfuzion politik në Mal të Zi, por nuk mendoj se ka një zgjidhje që na lë jashtë pushtetit. Ajo që u premtuam partnerëve tanë në Departamentin e Shtetit është se do të kemi patjetër një paketë kontrolli të qeverisë dhe do të mbajmë sektorin e sigurisë dhe politikën e jashtme”,- tha Abazoviç.

Abazoviç tha gjithashtu se ai u rrëzua nga posti i kryeministrit nga ndikimi politik i krimit të organizuar pasi qeveria e tij, siç tha ai, ndaloi kontrabandistët e kokainës dhe cigareve. Duke folur për kapjen e 1.4 tonë kokainë, Abazoviç tha se e gjithë ajo kokainë shkonte në Evropën Perëndimore dhe se vinte nga Ekuadori.

Abazovic tha gjithashtu se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, "është lidhja midis krimit të organizuar dhe politikës malazeze".

"Ai është një problem. Mendimi im personal është se ai është thellësisht i përfshirë në korrupsion", tha kryeministri.

Gjukanoviç ka mohuar akuzat për korrupsion gjatë karrierës së tij të gjatë politike dhe nuk është akuzuar kurrë zyrtarisht. Gazeta britanike kujtoi se presidenti ishte objekt i një hetimi italian për kontrabandën e cigareve, por se ai ishte braktisur në vitin 2009.

Abazoviç në intervistë ka thënë gjithashtu se si politikanët e rinj që nuk e kanë bagazhin e viteve të 90-ta, ai është i divorcuar nga nacionalizmi.

“Unë dua të promovoj pajtimin në vendin tim, por edhe në rajon, në mënyrë që të mund të ecim përpara”, tha Abazoviç.

Mali i Zi është me qeveri teknike që nga muaji gusht kur parlamenti miratoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç, pak pasi ai nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme me Kishën Ortodokse Serbe. Marrëveshja nxiti përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze.

dritan abazoviç kriza politike ne mal te zi

Sondazh

Poll