Bota

Greva e mësuesve, Haradinaj i kërkon dorëheqjen Kurtit: I paaftë! Kush je ti që ke bllokuar krejt shtetin?

Haradinaj shkruan se “kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë”.

26 Shtator 2022, 07:51 Nga A.B
Greva e mësuesve, Haradinaj i kërkon dorëheqjen Kurtit: I
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Në Kosovë po vijon prej javësh grave e mësuesve, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit. Në një postim në rrjete sociale, ai shkruan se “kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë”.

POSTIMI:

Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti!

Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë!

Debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij.

Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!

Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde!

Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi!

Boll ma!

ramush haradinaj albin kurti

Sondazh

Poll