Aktualitet

Aksidenti në Kavajë, policia: Janë përplasur 4 makina, 2 persona të lënduar

Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i aksidentit

25 Shtator 2022, 20:59 Nga I.A
Aksidenti në Kavajë, policia: Janë përplasur 4 makina, 2
Pamje nga aksidenti

KAVAJË- Policia ka sjell njoftimin për aksidentin e sotëm në aksin Kavajë-Durrës. Nga njoftimi bëhet me dije se janë përplasur 4 makina, ndërkohë që të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i aksidentit

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak. Më datë 25.09.2022, në rrugën Kavajë - Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

aksident ne aksin kavaje-durres

Sondazh

Poll