Insights

Kërbaç për qytetarët, kulaç për Bankers Petroleum!

15 Gusht 2019, 16:35 Nga DOSJA
Kërbaç për qytetarët, kulaç për Bankers

TIRANË- Inspektorë të drejtorisë së doganave gjatë një inspektimi të bërë ndaj kompanisë Bankers Petroleum kanë konstatuar shkelje serioze (procesverbali ne fotot 1 dhe 2) duke i faturuar kompanisë rreth 12 miliardë lekë të reja, ose rreth 104 milionë euro dëm dhe gjoba detyrim ndaj shtetit shqiptar.

Nëse Bankers do të ishte një nga qindra bizneset e vogla bregdetare, sot nuk do të mund të operonte dot më, pa paguar detyrimin që i kaborxh shtetit dhe shqiptarëve.

Nëse Bankers do të ishte një bar i vogël, apo dhomë plazhi sot do të ishte i rrethuar me shirita bllokimi e do përfundonte në fb e Edi Ramës.

Nëse Bankers do të ishte një shitës ambulant, sot do ishte video duke u tërhequr zvarre nga policët e €rionit rrugëve të Tiranës.

Do mjaftonte që shteti të vilte këtë gjobë për të lënë rehat gjithë qytetarët hallexhinj të cilët po terrorizohen nga ushtria e tatimorëve dhe policia e shtetit.

Por jo, shteti këtë gjobë ka vendosur mos ta vjelë por ta pezullojë. Pa afat, pa sanksione, pa penalitete. Thjesht e ka pezulluar me një firmë të Ministres së Financave (foto 3 dhe 4).

E teksa Bankers vazhdon qetësisht thithjen pa taksa të pasurisë nëntokësore të shqiptarëve edhe pse ka qindra miliona euro detyrime, qeveria vazhdon të terrorizojë bizneset e vogla në kërkim të qindarkave.

Neveri!

Duhet rrëzuar pa kthim ky sistem i cili ua merr të varfërve dhe ua fal të pasurve!

Ps: ALO PROKURORIA

Shpërndaje këtë se nuk do e shohësh në asnjë media.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog bankers petroleum nisma thurje tatimet ne biznese bankers petroleum nisma thurje tatimet ne biznese

Sondazh

Poll

Insights 14 Gusht 2019, 05:29

Argumentet e listuar nga Presidenti në dekretet për rrëzimin e dy kontratave koncesionare në infrastrukturë, rrugës Thumanë-Kashar dhe asaj Orikum-Dukat, prekin...

Insights 10 Gusht 2019, 19:33

Pushtimi i butë turk

Pse habiteni që ca vasalë që shërbejnë në Shqipëri lejuan vendosjen e memorialit të 251 viktimave të rënë më 15 korrik 2016 për të mbrojtur pushtetin e Erdogani...

Insights 8 Gusht 2019, 06:32

Si po fabrikon Rama një kryeopozitar të ri?

Edi Rama po përpiqet të gjejë një aset të ri opozitar. Pasi e ka konsumuar për gjashtë vite Sali Berishën, si alternativë të vjetër, duket qartë se tani i ka vë...