Bota

Faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit në RMV sulmohet nga hakerët grek

Kjo faqe momentalisht është jashtë funksionit dhe nuk ofron asnjë shërbim, përpos fotografisë ku informohet se faqja është hkëruar nga një grup hakerash grek.

23 Shtator 2022, 08:21 Nga d.a.
Faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit në RMV sulmohet
faqja e hakeruar

MAQEDONIA E VERIUT- Faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut pasditen e djeshme është sulmuar nga hakerët grekë.

Kjo faqe momentalisht është jashtë funksionit dhe nuk ofron asnjë shërbim, përpos fotografisë ku informohet se faqja është hkëruar nga një grup hakerash grek.

Ndërsa nga institucioni në fjalë ende nuk ka asnjë reagim lidhur me sulmin në fjalë. Kjo nuk është hera e parë që në RMV sulmohen faqet online të institucioneve nga hakerat grek pasi disa ditë më parë e njëjta gjë ndodhi me faqen e ministrisë së mbrojtjes.

sulm kibernetik ndaj rmv hakerat grek

Sondazh

Poll