Bota

Putin shpalli mobilizimin e ushtrisë, rusët largohen nga vendi, radhë të gjata në pikat kufitare

Radhët janë krijuar në pikat kufitare që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, ku mund të thirren 300,000 njerëz për të luftuar.

23 Shtator 2022, 08:09 Nga n.m.
Putin shpalli mobilizimin e ushtrisë, rusët largohen nga vendi,
Autokolona

RUSI- Presidenti Vladimir Putin njoftoi të mërkurën se Rusia do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin. Ai ka urdhëruar mobilizimin e parë të pjesshëm ushtarak të vendit, që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo do të thotë se të gjithë rezervistët do duhet të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në luftë kundër Ukrainës. Ky hap i Vladimir Putin ka shaktuar pakënaqsi të mëdha në radhët e rusëve, ku një pjesë e tyre po përpiqen të largohen nga vendi.

BBC raporton se “burrat rusë po përpiqen të largohen nga vendi për të shmangur thirrjen ushtarake për luftën në Ukrainë".

Radhët janë krijuar në pikat kufitare që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, ku mund të thirren 300,000 njerëz për të luftuar. Por, Kremlini zyrtar  thotë se raportimet për arratisjen e burrave në moshë luftimi janë të ekzagjeruara. Por në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjatë autombjetesh duke përfshirë burra, të cilëtr përpiqen t'i shpëtojnë luftës.

Disa nga ata që shkojnë në vendin fqinj kanë përdorur biçikleta për të anashkaluar linjat e makinave dhe për të shmangur ndalimin e kalimit në këmbë. Njëri tjetër rus, i cili nuk donte të emërohej, i tha BBC-së se ai kishte pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin. Të tjerë thonë se kanë pritur deri në 12 orë, duke përmendur mobilizimin e pjesshëm si arsye për t'u larguar nga Rusia.

Arrestimet në Moskë dhe Shën Petersburg

Mbi 1000 persona u arrestuan në të gjithë Rusinë në protestat kundër mobilizimit të mërkurën, tha një grup i të drejtave të njeriut. Grupi i pavarur i monitorimit të protestës OVD-Info tha se ishte në dijeni të ndalimeve në të paktën 36 qytete të ndryshme. Tubimet e tilla janë të paligjshme sipas ligjeve të Rusisë kundër protestave.

mobilizimi i ushtrise ruse lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll