Art&Argëtim

Me mikrofon në dorë duke i kënduar nuses, Erik Lloshi ‘e djeg’ në dasmë! Atmosferë e ndezur, momenti i krushqisë (VID

17 Gusht 2019, 10:23 Nga DOSJA
Me mikrofon në dorë duke i kënduar nuses, Erik Lloshi ‘e

TIRANË– Këngëtari Erik Lloshi ditën e sotme feston momentin më të bukur në jetë, kurorëzimin e dashurisë me vajzën që i ka vjedhur zemrën, Rominën. 

Pak kohë parë Erik Lloshi tha se gjatë momenteve kur ai këndonte nëpër dasma të ndryshme, nuset kishin flirtuar me të (Lexo këtu), madje i kishin dërguar dhe letra. Por, ditën e sotme Erik Lloshi është vetë protagonist dhe nusja e tij nuk ja ndan sytë!

Në një dasmë tradicionale, të realizuar në një nga resortet në periferi të Tiranës, Erik Lloshi i ka dhënë fund beqarisë me vajzën me origjinë serbo-kroate.

Nusja e veshur elegante, me një fustan stil sirenë dhe Eriku elegant me kostumin tradicional të zi, duke bukur bashkë.

Me mikrofon në dorë duke i kënduar nuses, e cila duket mjaft lozonjare përkrah tij, çifti duket se e kanë shijuar në maksimum ditën e tyre më të bukur.

Në një video të ndarë në rrjet, duket Eriku bashkë me familjarët e tij që shkojnë krushq tek dasma e nuses. Me këngën e krushqve në sfond Eriku takon njerëzit e rreshtuar në lokal.

(R.L/Dosja.al)

                                                         

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dasmë tradicionale erik lloshi këngëtari martohet erik lloshi dasmë tradicionale erik lloshi këngëtari martohet erik lloshi

Sondazh

Poll