Bota

Rritet trafiku në kufirin Rusi-Finlandë pas thirrjes për mobilizim, Helsinki përgatitet të kufizojë hyrjen ruse

Finlanda po monitoron nga afër situatën në Rusinë fqinje pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të rezervave, tha dje, të enjten, ministri i Mbrojtjes i vendit Andi Kaikkonen.

22 Shtator 2022, 10:38 Nga d.a.
Rritet trafiku në kufirin Rusi-Finlandë pas thirrjes për
finlande

FINLANDË- Trafiku i automjeteve që arrijnë në kufirin lindor të Finlandës me Rusinë u rrit gjatë natës, njoftoi roja finlandeze e kufirit herët këtë mëngjes, duke shtuar megjithatë se situata ishte nën kontroll.

Sipas Protothemës, Finlanda po monitoron nga afër situatën në Rusinë fqinje pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të rezervave, tha dje, të enjten, ministri i Mbrojtjes i vendit Andi Kaikkonen.

Megjithatë, numri i njerëzve që kaluan kufirin dje ishte më i ulët se në fundjavë, tha kreu i çështjeve ndërkombëtare në rojen kufitare finlandeze, Matti Pitkaniitti. Një total prej 4,824 rusë mbërritën në Finlandë nëpërmjet kufirit lindor dje, nga 3,133 një javë më pare.

Roja kufitare është në gatishmëri në nëntë pika kontrolli ku gjatë mbëmjes njoftoi se trafiku kufitar ishte "normal" pasi Putin njoftoi mobilizimin e qindra mijëra rezervistëve.për përforcimin e forcave ruse në Ukrainë.

Situata "nuk ka ndryshuar ndjeshëm", duke mohuar thashethemet që qarkullojnë në internet për radhë të gjata që shtrihen disa kilometra. Ministri i Jashtëm i vendit njoftoi gjithashtu dje se Finlanda do të përgatisë një "zgjidhje kombëtare" për të kufizuar apo edhe bllokuar plotësisht kalimin e "turistëve rusë" në territorin e saj.

Vendi, i cili u përball me disa kalime të diskutueshme të rusëve gjatë verës, tashmë këtë muaj uli numrin e vizave të hyrjes që u jep rusëve me një të dhjetën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Por sot është i vetmi shtet anëtar i BE-së në kufi me Rusinë që lejon shtetasit rusë me viza Shengen të kalojnë kufijtë e saj, pasi Polonia dhe tre shtetet baltike vendosën në fillim të këtij muaji të bllokojnë hyrjen e një pjese të madhe të qytetarëve rusë.

Duke dashur të forcojë edhe linjën e saj, qeveria finlandeze "vendosi të përgatisë një zgjidhje kombëtare se si të kufizohet ose parandalohet plotësisht ky trafik turistik".Ruse, sipas deklaratave të bëra mbrëmë nga ministri i Jashtëm Peka Haavisto.

"Këto masa mund të përfshijnë legjislacion të ri, i cili do të miratohet shumë shpejt , ose një interpretim të legjislacionit ekzistues. Finlanda nuk dëshiron më të jetë një vend tranziti për (ata me) një vizë Shengen të lëshuar nga vendet e tjera. Ne duam ta vendosim këtë lloj tranziti nën kontroll që tani e tutje," shtoi ai. Helsinki kërkon një vendim të përbashkët evropian për këtë çështje, por "nuk mund të jetë e sigurt se do të vijë shpejt", sqaroi ai.

Sipas një sondazhi të publikuar dje nga gazeta Ilta-Sanomat, rreth 70% e finlandezëve duan t'i jepet fund dhënies së vizave turistike për rusët.

mobilizimi i ushtrise ruse vladimir putin lufta ukraine-rusi andi kaikkonen matti pitkaniitti peka haavisto

Sondazh

Poll