Bota

Zelenskyy falënderoi Erdoganin për kontributin e tij në lirimin e 215 luftëtarëve të Azovstal

Në postimin e tij Zelenskyy u shpreh se bazuar në marrëveshjet me Erdogan pesë komandantët e liruar të Azov do të jenë në kushte komode në Turqi deri në fund të luftës.

22 Shtator 2022, 09:55 Nga d.a.
Zelenskyy falënderoi Erdoganin për kontributin e tij në lirimin e
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy përmes një postimi në Twitter ka folur për lirimin e luftëtarëve të Azovstal, të cilët ishin robër në tokën ruse, duke falënderuar njëkohësisht presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Në postimin e tij Zelenskyy u shpreh se bazuar në marrëveshjet me Erdogan pesë komandantët e liruar të Azov do të jenë në kushte komode në Turqi deri në fund të luftës.

"Ne kthyem në vend 215 njerëz nga robëria ruse, 188 mbrojtës të Azovstal dhe Mariupol. 108 Luftëtarë Azov, roje kombëtare, marinsa, roje kufitare, policë, punonjës të mbrojtjes territoriale, punonjës të Shërbimit të Sigurimit. Ata janë të sigurt tani. Ne nuk i harrojmë dhe përpiqemi t'i shpëtojmë të gjithë", shkroi Zelenskyy.

Ai shtoi se në shenjë mirënjohje Ukraina liroi 10 shtetas të huaj nga robbria ruse, ku pesë ishin britanikë, 2 amerikan, 1 maroken, suedez dhe kroat.

 “Ukraina liroi 10 shtetas të huaj nga robëria ruse në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e dhënë ndaj shtetit tonë. Pesë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, 2 shtetas amerikanë, shtetas të Marokut, Suedisë dhe Kroacisë. Ata do të kthehen në shtëpi me ndërmjetësimin e Arabisë Saudite. Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kontribuan për këtë!”- përfundoi ai.

Politikani pro-rus Viktor Medvedchuk, i cili u arrestua në prill, u shkëmbye me Rusinë si pjesë e një marrëveshje për këmbimin e pengjeve. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se 200 të burgosur ukrainas u kthyen në shtëpi në këmbim të Medvedchuk.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll