Bota

"E kam lexuar dhe e kam refuzuar", Vuçiç flet sërish për kornizën e re të dialogut Kosovë-Serbi

Vuçiç e ka pranuar edhe njëherë se e ka parë kornizën e re të dialogut për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz.uc

22 Shtator 2022, 09:01 Nga d.a.
"E kam lexuar dhe e kam refuzuar", Vuçiç flet
Vucic

SHBA- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua publikut nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Debatin e Përgjithshëm të Liderëve Botërorë në OKB ku ka folur dhe njëherë për kornizën e re të dialogut.

Sipas B92, Vuçiç e ka pranuar edhe njëherë se e ka parë kornizën e re të dialogut për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz.

"A e di çfarë është përmbajtja, sigurisht që e di. Prandaj dje kanë marrë një mesazh të rëndësishëm për këtë. Serbia nuk do të lejojë Kosovën në OKB derisa unë jam president”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç shprehu dhe njëherë qëndrimin e tij kundër kësaj kornize e cila sipas një dokumenti të publikuar disa ditë më parë parashikon njohjen e Kosovës nga 5 shtetet e BE si dhe anëtarësimin e saj në orgnaizatat ndërkombëtare përfshirë dhe OKB.

“Ata thanë se nuk kanë nevojë që e ashtuquajtura Kosova të jetë në OKB për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ky është presion i shtuar ndaj Serbisë që të pranojë dokumente që nuk ekzistojnë dhe të cilat ne nuk mund t'i diskutojmë dhe që unë për fat nuk i kam marrë, kështu që nuk mund të akuzohem për nxjerrjen e tyre," tha ai.

Ai tha se kishte një lajm të mirë për qytetarët serbë pasi ka marrë një mbështetje tjetër se një shtet po e revokon njohjen e Kosovës, duke shtuar se kjo ka forcuar pozitën e Serbisë në OKB.

“Ata do të befasohen nga numri i vendeve që mendojnë ndryshe dhe shumica e qartë që kemi në organe të tilla si OKB-ja,” tha ai.

Ai shtoi se Serbia vazhdon të kërkojë zgjidhje kompromisi, por edhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në dhe se kjo është e rëndësishme për vendin e tij. 

"Ashtu siç përpiqemi të mbajmë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën. Kjo është e vetmja politikë që mund të kemi", duke shtuar se Serbia nuk mund të mbështesë vetëm njërën palë për shkak të situatës me Kosovën.

Në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht. Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE. Ky është plani i paraqitur në kornizën e re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz.

asambleja e okb ne new york aleksander vucic korniza e re e dialogut kosove-serbi

Sondazh

Poll