Bota

Mbytja e 29-vjeçares britanike në Sarandë, familja: Jemi zemërthyer. I dashuri: Instruktorja nuk i kushtoi vëmendje pasijeve

Dailymail shkruan se motra e e të resë të mbytur ka deklaruar se e gjithë ngjarja është shkatërruese. 

21 Shtator 2022, 22:20 Nga I.A
Mbytja e 29-vjeçares britanike në Sarandë, familja: Jemi
Rebecca Gannon dhe ui dashuri

ANGLI- Motra dhe i dashuri i 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, që humbi jetën në brigjet e Sarandës kanë folur. Dailymail shkruan se motra e e të resë të mbytur ka deklaruar se e gjithë ngjarja është shkatërruese.  

 'Është shkatërruese. Jemi zemërthyer,' tha ajo.

Ajo ishte me nënën e saj Gillian në biznesin e kuzhinës dhe furrës që ata drejtojnë në Stone ndërsa foli shkurt, duke thënë: "Autoritetet po na japin të gjithë mbështetjen. Është shkatërruese.'

Vëllai i saj i përlotur Sam tha: Ajo është motra ime e vogël. Nuk mund ta besoj. Kjo vetëm sa ka ndodhur

Në një deklaratë Roberti i shkatërruar, tha: Unë dhe Rebecca mbërritëm në qendër dhe plotësuam një formular.  Duhet të kemi qenë rreth 12 të gjithë bashkë dhe kemi qenë tre instruktorë – njëri prej të cilëve fliste shumë mirë anglisht dhe që unë e njoh tani është Gerta Brozi. Ajo kontrolloi pajisjet, por dukej se nuk i kushtoi shumë vëmendje. E di që kishte një problem me rregullatorin e Rebekës, por Gerta tha se ishte zgjidhur. Ne hymë në ujë, por nuk e di nëse problemi u rregullua. Ne kishim hyrë mjaft thellë dhe një nga grupi kishte probleme me presionin dhe doli në sipërfaqe. Nuk mund ta shihja Rebekën kur isha në ujë pasi dukshmëria nuk ishte shumë e mirë. Duhet të kem qenë në ujë për rreth 25 minuta dhe kur dola në sipërfaqe pashë një varkë policie pranë nesh dhe atëherë kuptova se diçka e keqe kishte ndodhur.

Rebecca vdiq pasi u gjend në vështirësi ndërsa ishte në një udhëtim eksplorimi nënujor me të dashurin e saj prej katër vitesh Robert Kerans. Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së hënës në brigjet e Sarandës, në Shqipëri, policia arrestoi pronarin e qendrës së zhytjes Spiranca, i cili quhej Saimir Kushova, 45 vjeç. Zyrtarët thanë se ai po mbahet nën dyshimin për shkelje të rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe punësimin e një instruktore zhytjeje jo të kualifikuar të quajtur Gerta Brozi. 

rebecca gannon vdes 29-vjecarja ne sarande

Sondazh

Poll