Bota

Lufta në Ukrainë/ Alexei Navalny kundërshton planin rus për rekrutimin e të burgosurve

Kundërshtari i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny ka kritikuar rekrutimin e pretenduar të të burgosurve rusë për të luftuar në Ukrainë.

21 Shtator 2022, 10:58 Nga n.m
Lufta në Ukrainë/ Alexei Navalny kundërshton planin rus për
Alexei Navalny

RUSI- Mediat në Ukrainë, por jo vetëm kanë ngritur shqetesinim se Rusia po tenton të aktivizojë të dënuarit për të marrë pjesë në luftë. Gazetari ukrainas, Yaroslav Trofimov ka publikuar pamje, sipas të cilit të burgosurit rusë po detyroheshin të bëhen pjesë e “Wagnerit”. Fjalimin para të burgosurve po e mbante oligarku dhe financuesi rus i grupit, Yevgeny Prigozhin.

Kundërshtari i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny ka kritikuar rekrutimin e pretenduar të të burgosurve rusë për të luftuar në Ukrainë. Duke folur nga burgu, ai pyeti se çfarë mund të arrinte në luftime një ushtri e përbërë nga "vrasës, grabitës, hajdutë", duke e krahasuar këtë strategji me komplotin e filmave të "DC Comics", raporton skynews.

Ky reagim i tij vjen pasi pamjet e publikuara tregojnë një aleat të Vladimir Putinit duke u ofruar falje të burgosurve rusë nëse luftojnë me kompaninë private ushtarake Wagner Group, por duke paralajmëruar se ata do të vriten nëse dezertojnë kur të mbërrijnë në Ukrainë.

Videoja e zbuluar tregon një burrë që besohet të jetë Yevgeny Prigozhin, kreu i raportuar i Wagner Group, duke folur me një grup të madh në zonën e jashtme të një burgu në Yoshkar-Ola në Rusinë perëndimore.

“Askush nuk kthehet prapa hekurave. Nëse shërben gjashtë muaj, je i lirë. Nëse arrini në Ukrainë dhe zmbrapseni, ne ju ekzekutojmë”, dëgjohet duke thënë Prigozhin.

“Wagner” është një grup privat rus, që njihet për krime mizore dhe përdhunime, ndërsa disa prej anëtarëve të tij, janë të burgosur apo persona që kanë vuajtur dënime. Ky grup mercenarësh ishte aktivizuar më parë edhe  në Siri.

alexei navalny importe nga rusia wanger lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll