Bota

VIDEO/ Identifikohet plantacion me mariuhanë në Itali, në pranga dy "fermerët" shqiptarë vihen në pranga

Ditët e fundit, një helikopter i NEC-it të 12-të të Katanias, duke fluturuar mbi lagjen Dominici të fshatit të Bashkisë së Melillit, vuri re praninë e një vegjetacioni të çuditshëm duke e raportuar atë tek karabinierët e stacionit Villasmundo

21 Shtator 2022, 10:13 Nga d.a.
VIDEO/ Identifikohet plantacion me mariuhanë në Itali, në pranga
droge ne itali

ITALI- Karabinierët e stacionit Villasmundo, në provincën e Sirakuzës, arrestuan dy shtetas shqiptarë të moshës 26 dhe 33 vjeç për kultivimin e mariuhanës.

Sipas mediave vendase, ditët e fundit, një helikopter i NEC-it të 12-të të Katanias, duke fluturuar mbi lagjen Dominici të fshatit të Bashkisë së Melillit, vuri re praninë e një vegjetacioni të çuditshëm duke e raportuar atë tek karabinierët e stacionit Villasmundo, të cilët me ndihmën e karabinierëve të Sigonellës pasi identifikuan plantacionin e vendosur në një tokë të braktisur dhe të papërshkueshme, organizuan një shërbim vëzhgimi.

Të dielën në mëngjes, në dritën e parë të agimit, dy burra ecën në shtegun që të çonte në plantacion dhe filluan të kujdeseshin për të duke e ujitur me rezervuarë uji që mbushnin nga dy sterna.

Dy subjektet, shtetas shqiptarë, u bllokuan dhe u arrestuan, ndërsa plantacioni i përbërë nga 30 bimë me lartësi mesatare rreth 2.5 metra dhe 150 tufë lulesh tharëse të gatshme, u shkul dhe sekuestrua për t'u ekzaminuar në laborator dhe për të përcaktuar nivelin e toksicitetit. Të arrestuarve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak me urdhër të autoritetit gjyqësor të Aretusesë.

droge ne itali policia italiane

Sondazh

Poll