Bota

U pa për herë të fundit në dhomën e hotelit, prindërit e 7-vjeçares humbin gjyqin me ish-policin portugez

Madeleine, atëherë 3 vjeçe, u zhduk nga dhoma e hotelit ku po qëndronte me prindërit e saj në Praia da Luz, ndërsa prindërit e saj po darkonin në një restorant me miqtë. Në shtator 2007, policia portugeze mori në pyetje Jerry dhe Kate si të dyshuar në rastin e zhdukjes së fëmijës së tyre.

20 Shtator 2022, 17:15 Nga e.k
U pa për herë të fundit në dhomën e hotelit,
Prindërit e Madeleine McCann

BRITANI- Prindërit e Madeleine McCann, vajzës së vogël britanike që u zhduk në vitin 2007 nga një resort në Portugali , humbën gjyqin kundër një ish-oficeri policie të vendit, të cilin e kishin paditur për shpifje.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi të martën se padia e Kate dhe Gerry McCann ishte e pabazuar dhe liroi ish-oficerin e policisë Gonzalo Amaral, i cili në librin "Truth of the Lie" që shkroi për rastin, vlerësoi se prindërit e vogëlushes ishin përfshirë në zhdukjen e saj.

Madeleine, atëherë 3 vjeçe, u zhduk nga dhoma e hotelit ku po qëndronte me prindërit e saj në Praia da Luz, ndërsa prindërit e saj po darkonin në një restorant me miqtë. Në shtator 2007, policia portugeze mori në pyetje Jerry dhe Kate si të dyshuar në rastin e zhdukjes së fëmijës së tyre.

Megjithatë autoritetet portugeze mbyllën hetimet për shkak të mungesës së provave dhe liruan Macans. Prindërit e 7-vjeçares kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër 62-vjeçarit Amaral që nga viti 2008, kur u botua libri i tij.

gonzalo amaral gerry mccann

Sondazh

Poll