Bota

Zgjedhjet në VetëVendosje, Albin Kurti pritet të shpallë kandidaturën për drejtimin e saj

Lajmin e ka konfirmuar vetë parita e cila me anë të një njoftimi në Facebook informon se Kurti do të prezantojë programin e tij 4-vjeçar të drejtimit të partisë.

20 Shtator 2022, 14:46 Nga d.a.
Zgjedhjet në VetëVendosje, Albin Kurti pritet të shpallë
Kurti

KOSOVË- Kyreministri i Kosovës Albin Kurti pritet të shpallë sot zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Lëvizjes VetëVendosje, të cilat do të zhvillohen sot në orën 18:00.

Lajmin e ka konfirmuar vetë parita e cila me anë të një njoftimi në Facebook informon se Kurti do të prezantojë programin e tij 4-vjeçar të drejtimit të partisë.

"Gjithashtu, do të shpalosen edhe platformat e dy organeve të reja të Lëvizjes tonë, ajo e Grave për VETËVENDOSJE!, të cilën pritet ta drejtojë Albulena Haxhiu, dhe ajo e Rinisë për VETËVENDOSJE!, të cilën pritet ta drejtojë Behar Jashari."-thuhet në njoftim.

Në vitin 2004 Albin Kurti themeloi Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pas zgjedhjeve të fundit udhëhiqet prapë nga ai. Një nga pikat politike të lëvizjes është të mbajë një referendum mbi bashkimin me Shqipërinë. Lëvizja numëronte afërsisht 20,000 aktivistë. Më 10 shkurt 2007 në rrugët e Prishtinës u zhvillua një demonstrim i organizuar nga Vetëvendosje dhe mori pjesë më shumë se 60,000 vetë. Pas kësaj vendosjeje, policia rumune e UNMIK-ut qëllojshin me gaz lotsjellës dhe plumba gome në turmën që deri atëherë protestuan në mënyrë paqësore. Fundi i protestës rezultoi me dy vdekje, shtatë lëndime serioze dhe 73 lëndime të lehta. Një prokuror vendosi që policia, rumunët të cilët janë pjesë e një force ndërkombëtare të vendosur këtu, kanë vepruar në mënyrë kriminale, por nuk kanë pranuar të ngrenë akuza, sepse ishte e paqartë se kush i kishte qëlluar të shtënat fatale. Në vend të kësaj, Kurti u arrestua për "përbuzje dhe përbuzje për gjithçka që përfaqëson autoritetin legjitim të Kosovës".

albin kurti zgjedhjet ne lvv behar jashari albulena haxhiu

Sondazh

Poll