Bota

Një person i armatosur ka tentuar të hyjë në Drejtorinë e Hetimeve Kriminale në Athinë

Ai vetë nuk e justifikonte dot në asnjë mënyrë praninë e tij aty, por këmbënguli të tentonte të kalonte. Në fakt, sipas informacioneve, ai dukej se ishte në një botë të tijën dhe po fliste në mënyrë të pakuptueshme.

20 Shtator 2022, 14:08 Nga d.a.
Një person i armatosur ka tentuar të hyjë në Drejtorinë
policia greke

GREQI- Tensioni u ngrit jashtë godinës së Drejtorisë së Hetimeve Kriminale të Policisë Helenike pasi rreth orës 13:00 të ditës së sotme, një 40-vjeçar ka tentuar të kalojë hyrjen e pallatit, por është ndaluar nga rojet që ndodheshin aty.

Sipas Protothemës, ai vetë nuk e justifikonte dot në asnjë mënyrë praninë e tij aty, por këmbënguli të tentonte të kalonte. Në fakt, sipas informacioneve, ai dukej se ishte në një botë të tijën dhe po fliste në mënyrë të pakuptueshme. Gardianët i kërkuan të largohej nga vendi i ngjarjes, por ai nuk e bëri këtë dhe më në fund e arrestuan.

Më pas i riu është dërguar në komisariatin e Kolonos, ku gjatë kontrollit aty i është gjetur një armë, të cilën e posedonte ligjërisht. Autoritetet më pas e çuan në nëndrejtorinë e Sigurisë së Athinës për të verifikuar nëse licenca që ai ka është e ligjshme apo false.

policia greke tenton te hyje ne komisariat greqi

Sondazh

Poll