Art&Argëtim

La modelen shqiptare për serben, Erik Lloshi martohet me ‘urgjencë’ (FOTO)

16 Gusht 2019, 07:43 Nga DOSJA
La modelen shqiptare për serben, Erik Lloshi martohet me

TIRANË– Këngëtari Erik Lloshi ka vendosur t’i japë fund beqarisë pas një lidhjeje të gjatë me bjonden serbo-kroate. 7 vite të lidhur Eriku dhe e fejuara e tij martohen në një ceremoni të madhe, organizuar në një nga restorantet në Tiranë, ku e ftuar speciale do të jetë Aurela Gaçe.

Blitz.al bën me dije se Eriku dhe Romina kanë zgjedhur datën 17 gusht për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Me sa duket këngëtari e ka mbajtur të fshehtë faktin që do të martohet dhe e mësuam pak para se t’i japë fund beqarisë.

Vite më parë, Erik Lloshi ka qenë i lidhur me modelen seksi shqiptare, Jola Pogri, të cilës i dedikonte baladat e tij. Por, romanca e zjarrtë u shkëput në mënyrë të befasishme dhe këngëtari nuk zgjati shumë për t’u lidhur me Rominën, vajzën serbo-kroate.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dasme erik lloshi martohet kengetari vajza serbo kroate dasme erik lloshi martohet kengetari vajza serbo kroate

Sondazh

Poll