Bota

Vjosa Osmani ftohet në Britani për ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth

Sot ata do marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga e mbarë bota

18 Shtator 2022, 10:16 Nga A.B
Vjosa Osmani ftohet në Britani për ceremoninë e varrimit të
Vjosa Osmani

MBRETËRI E BASHKUAR- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar përkrah homologëve për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Sot ata do marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga e mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.

Të hënën, do të jenë prezentë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Gjatë qëndrimit në Londër, Osmani do të takohet edhe me kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

I ftuar në ceremoni është dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

vjosa osmani pridon sadriu

Sondazh

Poll