Bota

FOTO/ Bota po zien, çfarë domethënie ka simboli misterioz poshtë këpucëve të Meghan Markle në nderimet e Elisabeth II?!

Meghan Markle është një ikonë e modës në mbarë botën falë stilit të saj të jashtëzakonshëm, por këpucët që veshi teksa i bënte nderimet e saj Mbretëreshës i ka lënë njerëzit të habitur duke e bërë objekt diskutimi. Fansat vunë re një simbol të pazakontë tek thembra e këpucëve të saj, por ekspertët e modës thanë se ishin inicialet e stilistit të modës Paul Andrew.

18 Shtator 2022, 10:20 Nga s.s
FOTO/ Bota po zien, çfarë domethënie ka simboli misterioz
Meghan Markle

BRITANI- Meghan Markle është një ikonë e modës në mbarë botën falë stilit të saj të jashtëzakonshëm, por këpucët që veshi teksa i bënte nderimet e saj Mbretëreshës i ka lënë njerëzit të habitur duke e bërë objekt diskutimi. Duke iu bashkuar pjesës tjetër të familjes mbretërore në Pallatin e Westminsterit këtë javë, Dukesha e Sussex-it u vesh në të zeza nga koka te këmbët, duke përfshirë një palë taka të thjeshta por elegante.

Ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e arkivolit të Mbretëreshës së ndjerë, por fansat me sy shqiponjë vunë re një simbol të pazakontë tek thembra e këpucëve të saj. Shumë persona kanë vendosur në pikëpyetje nëse ai simbol ishte një nderim i personalizuar apo një homazh për gjyshen e burrit të saj. Ekspertët e modës e kuptuan shpejt se çfarë kuptimi kishin shenjat P dhe A, rapporton mirror.co.uk.

Këpucët klasike janë bërë nga Paul Andrew, një stilist i modës nga Berkshire, i cili tani shet këpucët e tij të shtrenjta nga Nju Jorku. Njerëzit besojnë se ajo ka veshur takat e tij, të cilat i kishte veshur më parë për një fejesë mbretërore në Irlandë përpara se ajo dhe Harry të largoheshin nga familja mbretërore për një jetë të re në SHBA.

FOTO/ Bota po zien, çfarë domethënie ka simboli misterioz
Këpucët e Megan Markle

Në një homazh emocionues për Mbretëreshën, ajo mbante gjithashtu një palë vathë me perla dhe diamante, të dhuruara asaj nga Mbretëresha përpara fejesës së saj me Harry në 2018. Meghan iu bashkua bashkëshortit të saj Princit Harry dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore teksa arkivoli i Mbretëreshës bëri udhëtimin e tij të fundit nga Pallati Buckingham në Westminster Hall. Çifti ishin në Evropë kur u publikua lajmi se Mbretëresha ishte jashtëzakonisht keq, me Dukën që nxitoi në Balmoral për të qenë me familjen e tij.

FOTO/ Bota po zien, çfarë domethënie ka simboli misterioz
Princ William, Princ Harry, Meghan Markle dhe Catherine

Të gjithë sytë ishin te çifti teksa u bashkuan me Kate dhe William për një shëtitje në Windsor, gjatë së cilës ata me sa duket lanë mënjanë disa muaj tensione dhe përplasje për t'u bashkuar në pikëllim. Uilliam thuhet se i ofroi vëllait të tij më të vogël që t'i bashkohej për shëtitjen e paracaktuar, e cila u zhvillua vetëm disa minuta larg nga Frogmore Cottage , ku Sussex-ët po qëndrojnë për periudhën e zisë. Charles përdori fjalimin e tij të parë si Mbret për t'i "dërguar dashuri" djalit dhe nuses së tij më të vogël duke iu referuar jetës së tyre të re në SHBA.

Çifti tani jeton në Montecito, Kaliforni, me fëmijët e tyre Archie, dy vjeç dhe Lilibet, një. Ata i kanë shfrytëzuar muajt që kur u larguan nga Pallati Mbretëror për të ndërtuar një jetë të re mbresëlënëse, duke përfshirë marrëveshje shumë milionëshe me Netflix dhe Spotify.

vdes mbreteresha elisabeth ii princ harry meghan markle

Sondazh

Poll