Aktualitet

Ndërron jetë Mesarete Imeraj, “Lilo Labja” e vërtetë e filmit “Malet me blerim mbuluar"

Lilo Labja, personazhi që plagoset në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar’’ nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e një partizaneje, e cila në film u interpretua nga aktorja Yllka Mujo.

17 Shtator 2022, 07:28 Nga A.B
Ndërron jetë Mesarete Imeraj, “Lilo Labja” e
Mesarete Imeraj

TIRANË- Ndërron jetë në moshën 95 vjeçare, Mesarete Imeraj (Karagjozi) që njihet nga shqiptarët si 'Lilo Labja'.

Lilo Labja, personazhi që plagoset në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar’’ nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e një partizaneje, e cila në film u interpretua nga aktorja Yllka Mujo.

Ndërron jetë Mesarete Imeraj, “Lilo Labja” e
Yllka Mujo në rolin e Lilo Labes

Veterania e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare është padyshim monument i gjallë i partizanes trime që vuri lirinë e atdheut mbi gjithçka.

Disa vite më parë Imeraj rrëfeu momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës që i përngjante rolit që pati në film.

“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh.  17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne”, shprehej ajo.

Varrimi do të bëhet ditën e sotme në orën 14:00 në Varrezat e Sharrës.

Ndërron jetë Mesarete Imeraj, “Lilo Labja” e

lilo labja

Sondazh

Poll