Bota

Zyra e Kurtit: Lajçak në Kosovë erdhi për të përgatitur takimet e radhës në Bruksel

Në takimin mes kryeministrit Kurti dhe Emisarit Lajçak i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministrit i ngarkuar për dialog, Besnik Bislimi.

15 Shtator 2022, 18:30 Nga I.A
Zyra e Kurtit: Lajçak në Kosovë erdhi për të
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

KOSOVË- Zyra e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka folur për takimin Kurti-Lajçak që u mbajt sot pa paralajmërim. Gazeta Express shkruan se sipas ZKM-së, në takimin e tyre u bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër. U bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet e takimeve të radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan z. Lajčák për angazhimin e tij të vazhdueshëm në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Në takimin mes kryeministrit Kurti dhe Emisarit Lajçak i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministrit i ngarkuar për dialog, Besnik Bislimi.

Gjatë takimit u potencua vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

albin kurti miroslav lajcak

Sondazh

Poll