Bota

Takimi Rama-Kurti, Sveçla zbulon detaje: Diskutuan për sulmet kibernetike

Sveçla tha se Rama dhe Kurti kanë diskutuar për situatën në rajon dhe më gjerë si dhe për sulmet kibernetike në të dy vendet.

15 Shtator 2022, 17:51 Nga I.A
Takimi Rama-Kurti, Sveçla zbulon detaje: Diskutuan për sulmet
Xhelal Sveçla

TIRANË- Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka zbardhur disa detaje nga takimi mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti. I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, Sveçla tha se Rama dhe Kurti kanë diskutuar për situatën në rajon dhe më gjerë si dhe për sulmet kibernetike në të dy vendet. Po ashtu, Sveçla tha se pjesë e diskutimit të dy kryeministrave ka qenë edhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.    

Armela Ferko: Ka tërhequr vëmendjen dy ditë më parë një vizitë e papritur e zotit Kurti në Tiranë ku është takuar me zotin Rama. Mediat këtu e kanë zbuluar krejtësisht sepse janë ndodhur aty. Çfarë çështjesh të sigurisë janë diskutuar dhe që mund të ndahen me publikun nga ky takim?

Xhelal Zveçla: Ka patur një takim, ndër takimet e shumta. Mund të kemi dallime, por kemi shumë pika të përbashkëta. Për mua nuk ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme, duke qenë se jam i kyçur në këto aktivitete politike. Por shumë mirë që ka ndodhur ky takim. Janë diskutuar çështje të sigurisë që të gjithëve po na brengosin. E dimë se i gjithë globi është në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të konfiktit dhe agresionit të padrejtë dhe të pajustifikueshëm të Putin ndaj Ukrainës. Kemi edhe një konflikt tjetër të ngjashëm mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Kjo na bën që të rimendojmë të gjitha qasjet përsa i takon të ardhmes të të gjithë globit, posaçërisht të Europës dhe Rajonit. Kryeministri ynë bëri të ditur se është diskutuar edhe lidhur me sulmet që edhe Shqipëria edhe Kosova kanë patur nga hackera të ndryshëm. Kemi nevoja që të rrisim vigjilencën dhe kapacitetet që të mbrohemi. Kemi kaluar në qeveri pr/ligjin për agjencinë për mbrojtjen kibernetike. Duhen bashkëpunime edhe me vendet e tjera, edhe me Shqipërinë kemi bashkëpunim të afërt. Të shkëmbejmë edhe përvojat. Dimë që Shqipëria kishte një përvojë të keqe kohët e fundit në lidhje me këtë fushë, të shkëmbejmë dhe të rrisim kapacitet e përbashkëta. 

Armela Ferko: A është i kërcënuar shteti i Kosovës që vjen si produkt i zhvillimeve në rajon dhe më gjerë? 

Xhelal Zveçla: Ka patur sulme ndaj infrastrukturës në Republikën e Kosovës. Kemi mbrojtur infrastrukturën elektronike suksesshëm, por kjo nuk do të thotë se rreziku nuk vazhdon. Kemi patur disa sulme ku agjencia e informacionit suksesshëm i është kundërvënë këtyre sulmeve. Na kanë shkaktuar vështirësi, por s'kemi patur probleme me mbrojtjen e të dhënave. 

Dy ditë më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka lënë përgjys konferencën për shtyp që po mbante pas takimit me sindikatat për grevën e arsimtarëve duke thënv se kishte diçka urgjente. Ndërkohë vetëm 3 orë më pas ai u fotografua duke hyrë në residencën qeveritare në Tiranë ku zhvilloi një takim kokë më kokë për rreth 2 orë me kryeministrin Edi Rama. Edhe pse e dinin që mediat ishin mbledhur jashtë, asnjë nga kryeministrat nuk ka ikur me makinë, përkundrazi kanë dalë të qeshur para kamerave. Zëdhënësi Përparim Kryeziu tha se gjatë takimit u diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESH në Shqipëri. 

xhelal sveçla

Sondazh

Poll