Bota

Sundimtari i Dubait padit gruan e 6-të, Princesh Haya në Gjykatën e Lartë të Britanisë

14 Gusht 2019, 10:08 Nga DOSJA
Sundimtari i Dubait padit gruan e 6-të, Princesh Haya në Gjykatën

DUBAI- Sundimtari i miliarderëve të Dubait, Sheik Mohamed bin Rashid Al Maktoum, ka hapur një çështje ligjore kundër njërës prej grave të tij, Princesha Haya bint al-Huseini, shkruan CNN.

Mediat britanike pretendojnë se Princesha Haya, e cila është vajza e mbretit të ndjerë Huseini nga Jordan, e ka lënë burrin e saj dhe ka udhëtuar nga Dubai drejt Londrës. Por për momentin, CNN nuk është në gjendje të verifikojë as vendndodhjen e saj, as ato raporte.

Princesha është një figurë e njohur ndërkombëtare, duke qenë miq të ngushtë me trashëgimtarin e fronit britanik, Princin Charles dhe gruan e tij Camilla, Dukeshën e Cornëall.

Princesha Haya është motra nga babai i Mbretit të Jordanit, e cila u arsimua në britani duke u diplomuar në në Politikë, Filozofi dhe Ekonomi në Oksford.

Robinson e bëri vizitën me kërkesë të familjes në pushtet, sipas një komunikate, misioni i Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjenevë dërguar Zyrës së Procedurave Speciale pranë Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut për Kombet e Bashkuara.

“Dokumentet i përgjigjen dhe hedhin poshtë pretendimet e rreme që janë bërë në lidhje me lartësinë e saj, duke siguruar prova se ajo është gjallë dhe jeton me familjen e saj në Dubai”, thuhet në deklaratë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota çështje ligjore dubai londer princesha haya sheik mohamed bin rashid al maktoum çështje ligjore dubai londer princesha haya sheik mohamed bin rashid al maktoum

Sondazh

Poll