Bota

Vetëm një klinikë në të gjithë Kosovën, deri në tre vjet pritje për shërbim në QKUK

Situatë e ngjashme me pritje është edhe në Klinikën e Radiologjisë të QKUK-së. Pajazit Ademi thotë se mjekët i kanë rekomanduar t’i bëjë rrezatim krahut në muajin shkurt. Terminin për këtë shërbim, që njihet edhe si CT, e ka më 16 shtator.

12 Shtator 2022, 13:13 Nga d.a.
Vetëm një klinikë në të gjithë Kosovën, deri
foto ilustruese

KOSOVË- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja në Kosovë që merret me patologjinë e venave, të arterieve, të shputës diabetike e të tjera. Në gjashtë muajt e fundit, aty janë kryer rreth 200 operacione, përfshirë raste urgjente dhe nga lista e pritjes. Klinika funksionon me 13 kirurgë dhe ka 24 shtretër për pacientët nga gjithë Kosova.

Situatë e ngjashme me pritje është edhe në Klinikën e Radiologjisë të QKUK-së. Pajazit Ademi thotë se mjekët i kanë rekomanduar t’i bëjë rrezatim krahut në muajin shkurt. Terminin për këtë shërbim, që njihet edhe si CT, e ka më 16 shtator.

Prej muajit shkurt jam duke pritur. Kam pasur ta bëj në muajin e 11-të, por më kanë thirrur dhe ma kanë caktuar një datë për këtë muaj. Pritja është e mundimshme, por kur nuk ke para të shkosh në [institucion] privat, duhet të presësh”, thotë ky pensionist nga Prishtina, duke u ankuar për përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, pranon se rastet ambulantore presin 10 deri në 11 muaj për shërbime, ndërsa të hospitalizuarit, sipas saj, kanë prioritet.

“[Pritjet ndodhin] sepse në disa komuna të Kosovës, nuk po kryhen rrezatime, edhe pse ato i kanë aparaturat”, thotë Nuza për Radion Evropa e Lirë, por pa specifikuar ndonjë komunë.

Në Klinikën e Radiologjisë punojnë rreth 30 radiologë dhe brenda ditës kryhen mbi 20 rrezatime. REL ka arritur të shohë listën e pacientëve që presin për CT në këtë klinikë dhe për emrin e fundit në listë figuron data 1 gusht 2023./REL/

pajazit ademi qkuk shkëndije nuza

Sondazh

Poll