Bota

Moment emocional, Mbreti Charles kapet duke fshirë lotët pasi turmat brohorasin "Zot ruaj Mbretin"

Pas vdekjes së Mbretëreshës, automatikisht bëhet mbret Charles, por roli i ri do të zyrtarizohet të shtunën. Pasditen e sotme, ai është parë i emocionuar ku në disa foto të shkrepura nga paparacët, duket sikur po fshinë lotët, pasi përshëndeti njerëzit në Pallatin Buckingham.

9 Shtator 2022, 18:31 Nga s.s
Moment emocional, Mbreti Charles kapet duke fshirë lotët pasi turmat
Mbreti Charles

BRITANI- Pas vdekjes së Mbretëreshës, automatikisht bëhet mbret Charles, por roli i ri do të zyrtarizohet të shtunën. Kjo do të bëhet në Pallatin St James në Londër me një shpallje publike të sovranit të ri.

Moment emocional, Mbreti Charles kapet duke fshirë lotët pasi turmat
Princ Charles

Pasditen e sotme, ai është parë i emocionuar ku në disa foto të shkrepura nga paparacët, duket sikur po fshinë lotët, pasi përshëndeti njerëzit në Pallatin Buckingham. Nga turma, pati thirrjet "Zot ruaje Mbretin", pas shtrëngimit të duarve dhe pranimit të ngushëllimeve nga njerëz të ndryshëm të cilët ishin të pikëlluar për Mbretëreshën, atij i’u bashkua edhe gruaja e tij Camilla për të parë lulet e lëna nga dashamirësit e saj, raporton TheSun.

Moment emocional, Mbreti Charles kapet duke fshirë lotët pasi turmat
Princ Charles

Më pas, çifti hyri përmes harkut të Pallatit për herë të parë si bashkëshortë, Mbreti dhe Mbretëresha. Teksa hynë brenda, Charles shfaqet me duke ngritur dorën me delikatesë në fytyrë, në një përpjekje të dukshme për të fshirë lotët. Mbreti Charles do të mbajë audiencën e tij të parë me kryeministren Liz Truss këtë pasdite.

Moment emocional, Mbreti Charles kapet duke fshirë lotët pasi turmat
Princ Charles dhe Camilla

Kryeministri dhe ministrat e lartë do të marrin pjesë në një  shërbim publik përkujtimor  në St Paul's në orën 18:00 sonte. Ceremonia vjen pasi mbreti Charles udhëhoqi anëtarët e familjes mbretërore në nderimin e nënës së tij të dashur në një deklaratë prekëse.

Moment emocional, Mbreti Charles kapet duke fshirë lotët pasi turmat
Princ Charles

Ai tha: “Vdekja e nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një moment i trishtimit më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime. Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një Sovrani të dashur dhe të një Nëne shumë të dashur. Unë e di që humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Commonëealth, dhe nga njerëz të panumërt anembanë botës. Gjatë kësaj periudhe zie dhe ndryshimi, familja ime dhe unë do të ngushëllohemi dhe do të mbështetemi nga njohuritë tona për respektin dhe dashurinë e thellë në të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht”.

princ charles britani vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll