Bota

"Uniformën e zezë ta keni gati", kuzhinieri i Mbretëreshës rrëfen si u mor vesh vdekja e monarkes! Zbulon detaje nga dieta e saj

Shefi i kuzhinës zbuloi se si iu tha për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth dhe si e përjetoi lajmin.

9 Shtator 2022, 14:31 Nga e.k
 
"Uniformën e zezë ta keni gati", kuzhinieri i
Mbretëresha Elisabeth dhe kuzhinieri i Pallatit Mbretëror

BRITANI- Shefi grek i Mbretëreshës Elizabeth, Nikos Koulousias, foli në emisionin “Happy Day”, pak pasi u publikua lajmi për vdekjen e mbretëreshës. Shefi i kuzhinës zbuloi se si iu tha për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth dhe si e përjetoi lajmin.

“Fillimisht e morëm lajmin shumë më herët se njoftimi i bërë nga Pallati. Ata na thanë që uniformën e zezë ta kemi gati”, tha ai.

Kur u pyet për preferencat ushqimore të mbretëreshës, Nikos Koulousias tha:

“Ne ishim të lirë të krijonim gjithçka që kishte të bënte me ëmbëlsirat. Orizi, spageti dhe patatet ishin rreptësisht të ndaluara. Që atëherë e tutje ne ishim të lirë të bënim gjithçka që dëshironim, përderisa ishte e shkruar në frëngjisht. Të gjitha mesazhet duhej të ishin me receta franceze-austriake dhe të gatuheshin sezonalisht. Me fjalë të tjera, nuk mund të vendosnim qershi dhe luleshtrydhe në dimër. Çdo gjë që gatuajmë duhej të ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me fermat mbretërore", tha ai.

“Ajo e donte shumë tonin me kastravec të porsa prerë në mëngjes. Në kohën e drekës ajo donte diçka shumë të lehtë si të ndërmjetme, si salmon skocez, karavidhe, shparg. Për darkë ishin dy feta bukë të thekur pa kore dhe reçel fiku. Asaj nuk i pëlqente fare që ne të gatuanim me hudhër”, shtoi më pas bashkëpunëtori i ngushtë i mbretëreshës Elizabeth.

vdes mbreteresha elisabeth ii nikos koulousias

Sondazh

Poll