Bota

VIDEO/ Ariu i madh noton në ujërat e liqenit të Kalifornisë, peshkatarët: Menduam se ishte trung lundrues

Një ari është parë nga një udhërrëfyes peshkimi, më 30 gusht duke notuar në ujërat e liqenit McClure, Kaliforni, i cili tha se nuk kishte parë kurrë një të tillë atje më parë.

8 Shtator 2022, 07:30 Nga s.s
VIDEO/ Ariu i madh noton në ujërat e liqenit të Kalifornisë,
Ariu

KALIFORNI- Një ari është parë nga një udhërrëfyes peshkimi, më 30 gusht duke notuar në ujërat e liqenit McClure, Kaliforni, i cili tha se nuk kishte parë kurrë një të tillë atje më parë.

Pamjet e regjistruara nga Ryan Cook në oën 9 të mëngjesit, tregojnë ariun e Kalifornisë duke notuar dhe sapo ka parë varkën e peshkimit ai ka vrapuar për tu ngjitur sipër shkëmbinjve.

"Unë mendova se ishte një trung lundrues. Sa u afrova, kuptova se ishte një ari dhe ngadalësova shpejtësinë, u ktheva dhe bëra videon. Ky është një ari i madh! Ne kemi një ari në ujë në liqenin McClure. Shikoni këtë arush! Unë kurrë nuk kam parë një të tillë në ujë”, është shprehur Cook.

kaliforni liqeni mcclure shba ari liqen varke

Sondazh

Poll