Bota

ME VIDEO: Momenti kur Zelenskyy i tregon Macron për pushtimin e Rusisë

Në rrjet po qarkullon video e dialogut të parë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pati atë mëngjes me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

8 Shtator 2022, 07:17 Nga A.B

ME VIDEO: Momenti kur Zelenskyy i tregon Macron për pushtimin e Rusisë

FRANCË- Më 24 shkurt, lufta në Ukrainë filloi dhe ende vazhdon. Në rrjet po qarkullon video e dialogut të parë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pati atë mëngjes me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Po më thoni se dërguan forca speciale në të gjithë Kievin? dëgjohet duke pyetur Macron në fragmentin nga dokumentari "Un Président, l'europe et la guerre" (Presidenti, Evropa dhe Lufta) i transmetuar më 30 qershor në televizionin francez.

"Kudo në Kiev, në Odessa, nga Bjellorusia. Ne po luftojmë kudo në vendin tonë. Nuk mund ta imagjinonim këtë, nuk është si viti 2014. Është një pushtim shumë më i madh ”, përgjigjet Zelensky , ndërsa Macron komenton: “Po flasim për luftë totale”.

Presidenti i Ukrainës dëgjohet duke i bërë thirrje homologut të tij francez për të biseduar me Vladimir Putin, duke besuar se ndërhyrja franceze dhe e SHBA -së do të ndalonte Rusinë.

"Unë mendoj se Emanuel është e rëndësishme të bisedosh me Putinin dhe është e rëndësishme të krijojmë një aleancë kundër luftës. Jemi të sigurt se liderët evropianë dhe Biden mund të bashkohen, ta thërrasin dhe t'i thonë (dmth Putinit) "Stop". Dhe ai do të ndalet. Ai do t'ju dëgjojë .'

emmanuel macron zelensyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll