Bota

E lidhën me kollare! Momente tmerri për biznesmenin grek, si i morën 4 hajdutët shumën marramendëse nga kasaforta

Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të së martës, kur katër grabitësit kanë hyrë në shtëpinë përdhese të biznesmenit 27-vjeçar.

6 Shtator 2022, 10:20 Nga k.m.
E lidhën me kollare! Momente tmerri për biznesmenin grek, si i
Foto ilustruese

GREQI- Një biznesmen në Aspropyrgos ka përjetuar momente terrori në orët e para të së martës kur katër persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e tij të cilët pasi e kanë lidhur, i kanë marrë para dhe paund nga kasaforta. Më pas, janë larguar më shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 

Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të së martës, kur katër grabitësit kanë hyrë në shtëpinë përdhese të biznesmenit 27-vjeçar. Pasi e kishin ilidhur me kravatën e tij, e detyruan të dorëzonte çelësat e kasafortës. Aty morën plot 100 mijë euro dhe 30 mijë paund.

Më pas grabitësit morën makinën luksoze të biznesmenit të ri dhe u larguan, për ta braktisur e më pas djegur makinën në Menidi. Biznesmeni arriti të çlirohej nga prangat në orën 5 të mëngjesit, duke njoftuar menjëherë Policinë për ndihmë. Tani hetimet kanë nisur dhe Policia ka nisur nga puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit. / Protothema

greqi

Sondazh

Poll