Bota

FOTO- Boris Johnson dorëzon detyrën, me bashkëshorten për dore largohet nga Downing Street

Me bashkëshorten e tij, të cilën e mban për dore ai është larguar nga godina e qeverisë britanike.

6 Shtator 2022, 09:34 Nga A.B
FOTO- Boris Johnson dorëzon detyrën, me bashkëshorten për
Boris Johnson

MBRETËRI E BASHKUAR- Boris Johnson është larguar nga Downing Street për herë të fundit, teksa mbaji më fjalimin e tij të lamtumirës. Me bashkëshorten e tij, të cilën e mban për dore ai është larguar nga godina e qeverisë britanike.

Fjalimi kishte referenca për atë që Johnson do të konsideronte “hitet e tij më të mëdha”, mbështetjen për Ukrainën, Brexit-in dhe përhapjen e vaksinave.

Ai theksoi se pasardhësja, Liz Truss, do të sigurojë mbështetje ekonomike për familjet. Johnson dorëzoi kështu detyrën tek Liz Truss, e cila u zgjodh dje kryeministrja e re e Britanisë dhe njëkohësisht udhëheqësja e konsrevatorëve.

Johnson dha dorëheqjen në korrik dhe qëndroi në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit. 

Burimi: BBC

boris johnson

Sondazh

Poll