Bota

Ndahet nga jeta në moshën 40 vjeçare moderatorja e ‘Le Iene’, beteja me kancerin

13 Gusht 2019, 08:50 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta në moshën 40 vjeçare moderatorja e ‘Le

Itali- Ndahet nga jeta Nadia Toffa, moderatorja e njohur italiane. Ajo drejtonte programin shumë të njohur në Itali “Le Iene”. Toffa ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi bëhet i ditur nga redaksia e “Le Iene” me një postim prekës në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”.

Prej dy vitesh ajo luftonte me kancerin, madje kishte kryer edhe disa operacione.

“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë.  Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, por në mars, gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish”., tregonte ajo për sëmundjen.

Nadia Toffa

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota nadia toffa vdes moderatorja e ‘le iene’ nadia toffa vdes moderatorja e ‘le iene’

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2019, 14:24

Kërcënimet e Turqisë të merren seriozisht

Turqia nuk është një vend që i lë të shuhen pa vepra konkrete kërcënimet që bën. Dy herë deri më tani Ankaraja e ka bërë realitet paralajmërimin e marshimit në ...