Bota

 Bolton: SHBA-ja do ta mbështeste vendimin e Britanisë për Brexit-in pa marrëveshje

13 Gusht 2019, 07:41 Nga DOSJA
 Bolton: SHBA-ja do ta mbështeste vendimin e Britanisë për

SHBA- Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton u ka thënë zyrtarëve britanikë në Londër se administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dëshiron të jetë bashkëpunuese në procesin e Brexitit dhe se është e gatshme të hartojë një marrëveshje për tregti mes SHBA-së dhe Britanisë.

“Ne duam të ndihmojmë për Brexit”, ka thënë Bolton para gazetarëve në Londër, pas një takimi me zyrtarë të lartë nga zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Ai ka thënë se zyrtarët britanikë kanë theksuar se Britania është e gatshme të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

Gjitashtu ai ka shtuar se SHBA-ja do ta mbështeste me entuziazëm një Brexit pa marrëveshje, nëse Qeveria Britanike merr vendim që të veprojë ashtu.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson ka thënë se do ta largojë Britaninë në këtë datë me apo pa marrëveshje nga blloku evropian, përderisa ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 % e qytetarëve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja, 48 % që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

 Burimi: Reuters 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit britani donald trump shba brexit britani donald trump shba

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2019, 14:24

Kërcënimet e Turqisë të merren seriozisht

Turqia nuk është një vend që i lë të shuhen pa vepra konkrete kërcënimet që bën. Dy herë deri më tani Ankaraja e ka bërë realitet paralajmërimin e marshimit në ...