Politike

PL depoziton në Kuvend projekligjin për indeksimin e pagave, Kryemadhi: Të shohim vullnetin e parlamentarëve

Ajo shton se niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit.

5 Shtator 2022, 18:04 Nga F.M
PL depoziton në Kuvend projekligjin për indeksimin e pagave,
Monika Kryemadhi

TIRANË- Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend projektligjin “Për indeksimin e pagës së punojësve dhe nëpunësve në republikën e Shqipërisë”. Në një postim në Facebook, Monika Kryemadhi, bën me dije se kjo nismë synon që pagat e shqiptarëve të rriten çdo vit. Ajo shton se niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit.

Postimi i plotë

Gjatë 10 vjeçarit të qeverisë Rama çmimet janë rritur, ndërsa pagat kanë mbetur në vend.
Sot të gjithë shqiptarët e ndjejnë barrën e madhe të përballjes me koston e jetesës që rritet çdo ditë.
Ndaj, si deputetë të Partisë së Lirisë kemi depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “PËR INDEKSIMIN E PAGËS SË PUNOJËSVE DHE NËPUNËSVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.
Niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit.
Refuzimi i indeksimit të pagave nga ana tjetër, thellon varfërinë në vend dhe shton problemet e rënda sociale dhe ekonomike që po përballet vendi. Është koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë inceneratorët dhe koncesionet! Partia e Lirisë e demonstroi sot vullnetin e saj për ta garantuar me ligj, duke realizuar çdo vit indeksimin e pagave të shqiptarëve, e së shpejti do të shohim vullnetin e parlamentarëve të tjerë.

Seanca e sotme pritet të jetë e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen zyrtarisht me çështjet e depozituara në kuvend. Bëhet fjalë për 4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit.

partia e lirise monika kryemadhi seance plenare 5 shtator 2022

Sondazh

Poll